Milan-i është gati ta mbyllë merkaton e verës në mënyrë shpërthyese me dy përforcime të rëndësishme.
Objektivi i kuqezinjve është që të luftojë për tituj në këtë sezon dhe për ta bërë këtë duhet kompletuar organika në dispozicion të Fonseca-s.
Pasi ka marrë vetëm 1 pikë në 2 ndeshjet e para të kampionatit, drejtuesit duan t’i japin një shkundje të fortë skuadrës.
Duket se nuk ka shumë besim te Okafor dhe Jovic dhe Cardinale duket se ka vendosur të ndryshojë planet.
Pronari i kuqezinjve ka ndërmend të marrë dy lojtarë që mund ta ndihmojnë ndjeshëm ekipin. Bëhet fjalë për Rabiot dhe Abraham.
I pari mund të merret me kosto zero dhe do ta lejonte trajnerin Fonseca të kalonte te skema 4-3-3. I dyti është sulmuesi i Roma-s, Abraham, për të cilin Milan-i është i gatshëm t’i ofrojë Roma-s Saelemaekers plus para.
Do të jenë vendimtare orët e ardhshme sepse tani Cardinale ka dhënë “dritën jeshile” për të marrë Rabiot dhe Abraham menjëherë.