Akordi shumë pranë, Mario Hermoso transferohet tek gjiganti italian

Mario Hermoso transferohet në Serie A.

Edhe pse merkato ka mbaruar, skuadrat mund të afrojnë e tyre lojtarë që janë të lirë.

Njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë kësaj merkatoje, ishte mbrojtësi spanjoll Mario Hermoso, i cili vendosi të largohet nga Atletico Madrid.

Interesim për Hermoson kanë shfaqur disa skuadra italiane dhe sipas raportimeve të fundit, spanjolli është shumë pranë transferimit tek gjiganti i Serie A.

Sipas Sky Sport Italia, Roma është shumë pranë akordit me Hermoson, duke mposhtur konkurencën e Galatasaray.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here