Bomba e verës 2025: Jonathan David tek gjiganti italian me kosto zero

Bomba e verës 2025, Jonathan David transferohet në Serie A.

Sulmuesi kanadez, Jonathan David është njëri nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille.

David ka realizuar 26 gola dhe 9 asistime në 47 ndeshje të luajtura sezonin e shkuar, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2025.

Kanadezi do të qëndrojë te Lille deri në përfundimin e kontratës dhe verën e ardhshme gjiganti italian synon afrimin e tij me parametra zero.

Sipas Calciomercato, David është objektivi kryesorë i Juventusit për verën e ardhshme.

Cristiano Giuntoli do të nis bisedimet me agjentin e David dhe synon që ta mbyll marrëveshjen që në janar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here