Goditja e parë për merkaton e janarit, Inter transferon yllin e Premier League

Zikaltrit ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.

Inter nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri duke marrë dy barazime dhe dy fitore në katër ndeshje të luajtura.

Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime, në mënyrë që Inzaghi të ketë më tepër opsione.

Sipas Calciomercato, Inter në merkaton e janarit synon afrimin e mbrojtësit të Arsenalit, Takehiro Tomiyasu.

Japonezi nuk bën pjesë në planet e Artetas dhe Marotta synon huazimin e tij me opsion blerjeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here