Inter e ka gjetur pasuesin e Sommer.
Inter e shiti Andre Onanën te Manchester United në verën e vitit 2023 për rreth 55 milionë euro dhe sollën veteranin Yann Sommer si zëvendësuesin e tij afatshkurtër.
Ndërsa portieri zviceran ka bërë mirë, ai do të mbushë 36 vjeç në dhjetor, duke e shtyrë klubin të fillojë të shqyrtojë idetë e tyre afatgjata.
Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Inter e ka piketuar portierin e Tottenham, Guglielmo Vicario, si pasardhësin e Sommer.
Vicario është njëri nga portierët më të mirë në Premier League dhe zikaltërit janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e tij verën e ardhshme.