E bujshme: Gjiganti italian nis bisedimet me Jonathan David

Jonathan David tek gjiganti italian me parametra zero!

Duke pare veshtiresitë e sulmit per te shenuar, drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli tashmë ka nisur kontaktet fillestare për transferimin e Jonathan David, një qendërsulmues i kombëtares kanadeze i lidhur me Lille nga një kontratë që skadon qershorin e ardhshëm.

Menaxheri i Juventusit pati qasjet e para për të kuptuar kufijtë dhe kostot e një operacioni që duhet të përcaktohen pa shpenzime të kartonit: futbollisti i lindur në vitin 2000, tashmë me pesë gola në sezon mes klubit dhe ekipit kombëtar, e ka bërë të qartë prej kohësh klubit francez që ai nuk dëshiron të rinovojë kontratën që skadon në 2025 për të bërë ‘kërcimin’ në një top klub evropian në fund të këtij sezoni.

Në të vërtetë, David ishte tashmë afër largimit nga Lille verën e kaluar. Klubi francez i cili kërkonte 20-25 milionë euro mori disa afrime nga e gjithë Evropa, përfshirë nga klubet italiane si Roma, Napoli dhe Milani.

Megjithatë, asnjë klub nuk ka vendosur të provoje konkrektisht edhe sepse në verë – pavarësisht një kontrate ende ekzistuese – agjenti i futbollistit kanadez kërkoi pesë milionë euro komision. Jo një detaj i vogël, i cili i kombinuar me një kërkesë të konsiderueshme rrogash prej 5-6 milionë euro në vit ka mbajtur larg ekipet e interesuara.

Këto janë shifra që do të rriten në vitin 2025. Pa ndonjë shpenzim më shumë për kartonin, klubet e interesuara për Davidin – përveç një paga të konsiderueshme që do t’i paguhet lojtarit – do të duhet të marrin në konsideratë një kërkesë shumë më të lartë komisioni.

Megjithatë, kërkesat janë të mundshme për klube si Juventusi, edhe nëse në këtë rast shumë do të varen nga performanca e Vllahovicit dhe nga negociatat me serbin për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2026.

Nëse nuk vijnë përgjigjet e duhura në të dy frontet, atëherë ish-lojtari i Fiorentinës mund ta gjejë veten jashtë projektit të Juventusit në fund të sezonit. Pak si ajo që ndodhi këtë verë me Federico Chiesa!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here