Zëvendësuesi i Rodrit, City transferon yllin e Serie A për €70m

Manchester City ka humbur Rodri-n për pjesën e mbetur të sezonit dhe Guardiola duhet të ndërhyjë në merkato për të gjetur një zëvendësues.

Në listën e emrave është edhe Barella, i cili, sipas asaj që raporton ‘teamtalk.com’, është duke u vlerësuar nga drejtuesit e Qytetarëve.

City e ka pëlqyer mesfushorin prej disa kohësh, edhe nëse vlerësimi i Inter-it për të (rreth 70 milionë euro) dhe rëndësia e lojtarit për Inzaghi-n e bëjnë një marrëveshje të pamundur që në janar.

Por ka edhe një lojtar tjetër të Serisë A që mund t’i përshtatet Guardiola-s.

Nëse Barella është një nga objektivat e pëlqyer prej kohësh, por më i realizueshëm në verë sesa në janar, Manchester City ka një tjetër lojtar të Serie A në shënjestër.

Ky është lojtari i Atalanta-s, Ederson, i cili mund të jetë zgjidhja ideale për qytetarët.

Emri i tij, raportojnë nga Anglia, do të mbahet nën vëzhgim në muajt e ardhshëm, kur nga Mançesteri mund të vijë një ofertë për lojtarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here