Bomba e janarit, Calhanoglu largohet nga Interi për €50m

Oferta tunduese ka arritur, Calhanoglu largohet nga Interi.

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu është njëri nga lojtarët më të kërkuar në treg, falë paraqitjeve mbreslënëse me zikaltërit.

Calhanoglu ka kontratë me Interin deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Manchester City synon transferimin e Calhanoglut në merkaton e janarit.

Guardiola e ka piketuar mesfushorin turk si zëvendësuesin e Rodrit, pas lëndimit të rëndë që pësoi spanjolli.

Citizens janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për kartonin e turkut, ofertë të cilën zikaltërit vështirë se do ta refuzojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here