Inter dhe Juve në garë, ylli 50 milionësh transferohet në Serie A me kosto zero

Derbi në merkato, Inter dhe Juventus në garë për yllin 50 milionësh.

Jemi mësuar që derbi mes Interit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Dy gjigantët italian janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” verën e ardhshme.

Sipas Calciomercato, Inter dhe Juventus verën e ardhshme do të duelojnë për shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Thomas Partey.

Arsenali e bleu Partey nga Atletico për 50 milionë euro, ndërsa verën e ardhshme i skadon kontrata me Topçinjtë dhe do të jetë futbollist i lirë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here