Lajm bombastik, Garnacho transferohet tek gjiganti italian për €60m

Lajm bombastik, Alejandro Garnacho transferohet në Serie A.

Sulmuesi i Manchester United, Alejandro Garnacho po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij edhe këtë sezon. Argjentinasi ka realizuar 4 gola dhe 3 asistime në 10 ndeshje të luajtura.

E përditshmja britanike The Sun, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Garnacho dëshiron të largohet nga Manchester United verën e ardhshme.

Sipas The Sun, nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi, me Biankonerët që synojnë transferimin e argjentiansit.

Për shërbimet e Garnachos, Zonja e Vjetër do të duhet të paguajë më së paku 60 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here