Ibra mposht Marottan, Milan transferon mbrojtësin me parametra zero

Derbi në merkato i takon Milanit.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Dy gjigantët italian janë në kërkim të një mbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” verën e ardhshme.

Sipas Calciomercato, Ibrahimovic ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Manchester United, Victor Lindelof.

Interesim për suedezin ka shfaqur edhe Interi, por Ibrahimovic e ka mposhtur konkurencën e Marottas.

Calciomercato, shkruan se Lindelof do ti bashkohet Rosonerëve verën e ardhshme me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here