Kryevepër nga Marotta, Thuram largohet për 85 milionë, zëvendësuesi vjen me parametra zero.
Interi ka nisur bisedimet paraprake me sulmuesin e Lille, Jonathan David, i cili do të largohet falas në qershor, duke qenë në përfundim të kontratës.
Sipas Tuttosport, klubi zikaltër po përgatitet të shesë Marcus Thuram, sepse ky i fundit ka klauzolë largimi 85 mln euro dhe do të sillte të ardhura të mjaftueshme për të sjellë kanadezin në Milano.
PSG synon transferimin e Thuram verën e ardhshme dhe zikaltërit janë të hapur ta lënë të lirë.
Kampionët e Serie A kështu do të përballonin transferimin e David, i cili kushton 0 euro, por ka një komision agjenti prej 10 mln eurosh.
Me paratë që do të siguronin nga shitja e Thuram, Interi gjithashtu do të rregullonte bilancet e klubit ose do të transferonte një lojtar tjetër.