Acerbi largohet nga Interi, por mbetet në Serie A.
Francesco Acerbi u transferua te Interi në verën e vitit 2022, si një opsion shtesë për repartin e mbrojtjes, por në sezonin e tij të parë me zikaltërit e fitoi pozitën e titullarit.
Edhe përkundër paraqitjeve të mira drejtuesit e Interit kanë vendosur që ti ndajnë rrugët me Acerbin verën e ardhshme kur i skadon kontrata.
36-vjeçari do të largohet nga Meazza si futbollist i lirë, ndërsa Calciomercato, ka zbuluar skuadrën e tij të re.
Sipas Calciomercato, Acerbi do të mbetet në Serie A, pasiqë Monza synon afrimin e tij me parametra zero.