Merkato e janarit, Milan transferon sulmuesin e ri nga Premier League

Trajneri i përfaqësueses së Amerikës, Mauricio Pochettino, është ankuar për aktivizimin e tepërt të Christian Pulisic te Milan-i dhe kuqezinjtë duket se po mendojnë të marrin një zëvendës të amerikanit nga Premier League.

Bëhet fjalë për lojtarin e Crystal Palace, Ismaila Sarr.

Një investim i rëndësishëm, por që do të përkthehej në një goditje për Samuel Chukwueze, i cili duket se nuk ka bindur trajnerin Paulo Fonseca.

Qëllimi i Milan-it do të jetë që të shesë në fillim nigerianin dhe më pas të hidhet në sulm për senegalezin, edhe pse operacioni nuk duhet të jetë shumë i kushtueshëm.

Sipas Transfermarkt, çmimi i kartonit të Sarr duhet të jetë rreth 18 milionë euro, por fichajes.net ka shkruar se një marrëveshje mund të arrihet për 15 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here