Goditje për Scudetto, Juventus transferon në janar sulmuesin 25 milionësh

Juventus-i prej disa kohësh është në gjurmët e një sulmuesi, një alternativë e vlefshme për Dusan Vlahovic.

Një nevojë e merkatos që është bërë edhe më urgjente për shkak të dëmtimit të Arek Milik, i cili në fillim të verës iu nënshtrua operacionit të meniskut dhe më pas u operua sërish.

Siç bën të ditur La Gazzetta dello Sport, Juventus do të ishte i interesuar për Beto-n, sulmuesi portugez që aktualisht luan për Everton dhe një fiksim i vjetër i drejtorit teknik Cristiano Giuntoli, i cili donte ta merrte atë te Napoli disa vite më parë.

Lojtari i datëlindjes ’98 u largua nga Udinese dhe Italia një vit më parë, duke u transferuar në Everton për një shumë prej 25 milionë eurosh, por në këto dymbëdhjetë muaj e ca nuk ka arritur të përshtatet, duke përfunduar jashtë projektit teknik të Toffees.

Në fakt, që prej mbërritjes në Angli, Beto ka luajtur 43 ndeshje, duke shënuar vetëm 6 herë, me vetëm tre gola në Premier League.

Beto ka edhe tre vite kontratë me klubin e Liverpulit, për këtë arsye ai mund të huazohet deri në fund të sezonit, me të drejtë dhe/ose detyrim blerje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here