Marco Verratti rikthehet në Serie A.
Mesfushori italian, Marco Verratti vendosi ta vazhdojë karrierën në Katar, pas 11 sezoneve me fanellën e PSG.
31-vjeçari beson se mund të luajë ende në nivele të larta dhe verën e ardhshme synon rikthimin në futbollin europian.
Sipas Calciomercato, Roma synon afrimin e Verrattit verën e ardhshme me parametra zero.
Giallorosët po ndjekin një politikë transferimesh me parametra zero dhe besojnë se Verratti do të jetë vlerë e shtuar për skuadrën.