Lajm bombastik, Mohamed Salah rikthehet në Serie A.
Mohamed Salah është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pasiqë ka vendosur të largohet nga Liverpooli verën e ardhshme
Sulmuesi ka qenë në Liverpool që kur u bashkua nga Roma në vitin 2017 dhe në këtë periudhë ai ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampioneve dhe një mori trofesh të tjerë.
Kontrata e tij aktuale skadon në fund të qershorit 2025 dhe egjiptiani ka vendosur të largohet nga Anfield Road.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se te Juventus janë të interesuar për të siguruar shërbimet e 32- vjeçarit dhe po përpiqen që ta tundojnë yllin e Egjiptit për tu rikthyer në Itali.