Zikaltrit kanë gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Interi tashmë po mendon për merkaton e janarit, gjatë së cilës drejtuesit e zikaltërve me siguri do të bëjnë disa rregullime në skuadrën e Simone Inzaghit.
Zikaltrit do të kryejnë një goditje për repartin e mbrojtjes dhe sipas mediave spanjolle Marotta e ka gjetur zgjidhjen te Barcelona.
Sipas së përditshmes spanjolle El Nacional, Interi synon afrimin e Andreas Christensen në merkaton e janarit.
Ideja e Interit është huazimi i danezit me opsion blerjeje në fund të sezonit dhe katalanasit janë të hapur për këtë operacion.