Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Interi vazhdon të jetë shumë i dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe duket se një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata është futur në radarët e zikaltërve.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Marotta synon transferimin e Mario Pasalic nga Atalanta.
Kroatit i skadon kontrata me Atalantën verën e ardhshme dhe Marotta synon të përfitojë nga kjo mundësi.