Perez hap thesin, Reali transferon yllin e Serie A.
Sipas Real Madrid Confidencial, Los Blancos po mendon të marrë Ederson nga Atalanta.
Mesfushori brazilian pëlqehet edhe nga Manchester United. 25-vjeçari është kryesisht një mesfushor mbrojtës, por është i aftë të kryejë role të shumta në mes të parkut.
Këtë sezon, ai ka regjistruar dy gola dhe një asist në 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit e klubit madrilen, të cilët e shohin atë si zëvendësuesin ideal për Toni Kroos.
Mesfushori gjerman u tërhoq në fund të sezonit të kaluar dhe klubi ende nuk ka nënshkruar një zëvendësues.
Ndërkaq, Luka Modric shtatorin e ardhshëm do të mbushë 40 vjeç dhe kontrata e tij po ashtu skadon në fund të këtij sezoni.
Los Blancos ka të ngjarë të gjejnë një zëvendësues për gjermanin verën e ardhshme dhe duan Ederson.
Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Atalanta-n, kështu që skuadra e Serisë A do të ketë avantazh në negociata.
Braziliani ka një vlerë tregu prej 50 milionë euro, por Atalanta pritet të kërkojë rreth 70 milionë euro për nënshkrimin e tij.