PSG e bleu €95m, Kolo Muani huazohet falas tek gjiganti italian

Kolo Muani transferohet në Serie A.

Për pak ditë do të hapet merkatoja e janarit. Me fillimin e vitit të ri, do të nisin edhe negociatat dimërore të transferimeve, me Milanin që ka ndërmend ta forcojë skuadrën e Paulo Fonseca për pjesën e dytë të sezonit.

Renditja nuk është pozitive dhe objektivi është sigurisht ngjitja lart për të synuar kualifikimin në kompeticionet europiane të ardhshme, mundësisht në Ligën e Kampionëve.

Një nga repartet që klubi ka ndërmend të rregullojë është ai sulmues. Në listën e dëshirave të kuqezinjve figuron edhe Randal Kolo Muani.

Sulmuesi francez është në margjinat e PSG, me Luis Enrique që e ka aktivizuar vetëm në 14 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, ku lojtari ka shënuar vetëm 2 gola dhe ka dhënë një asist.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, klubi kuqezi ka kërkuar informacion për një huazim falas të sulmuesit të lindur më 1998 për gjashtë muajt e ardhshëm.

Për më tepër, nëse do të ketë mundësi, “Djalli” pret nga ana e parizienëve të kontribuojnë në pagesën e lojtarit, i cili nga tani deri në qershor do të marrë rreth 4 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here