Efekti Conceicao: Milan transferon yllin 60 milionësh

Milani nuk humb kohë: efekti Conceicao do të jetë i menjëhershëm në merkato dhe synon një goditje të madhe nga United.

Me Sergio Conceicao gjërat ndryshojnë, si për sa i përket qendrës në projektin e disa lojtarëve si Theo dhe Leao, të cilët do të jenë protagonistët kryesorë të ekipit të Conceicao-s, ashtu edhe për merkaton e Milanit.

Këtu vjen opsioni Manuel Ugarte për Milanin, objektivi i parë i vërtetë për mesfushën, sipas Il Corriere dello Sport.

Sipas detajeve, goditja është e mundur të realizohet menjëherë, falë huazimit me opsion për blerje.

Në fakt, ky mund të jetë çelësi që zhbllokon marrëveshjen me Djajtë e Kuq, me mundësinë për ta parë uruguaianin menjëherë në Serie A dhe jo vetëm në fund të sezonit.

Megjithatë blerja përfundimtare e lojtarit do të kushtonte të paktën 40 milionë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here