Lajm bombastik nga Italia, Conceiçao ka gati përforcimin e madh te Milani.
Milani nuk humb kohë: efekti Conceicao do të jetë i menjëhershëm në merkato dhe synon një goditje të madhe nga Premier League.
Me Sergio Conceicao gjërat ndryshojnë, si për sa i përket qendrës në projektin e disa lojtarëve si Theo dhe Leao, të cilët do të jenë protagonistët kryesorë të ekipit të Conceicao-s, ashtu edhe për merkaton e Milanit.
Këtu vjen opsioni Darwin Nunez për Milanin, objektivi i parë i vërtetë për sulmin, sipas Calaciomercato.
Sipas detajeve, goditja është e mundur të realizohet menjëherë, falë huazimit me opsion për blerje.
Në fakt, ky mund të jetë çelësi që zhbllokon marrëveshjen me Reds, me mundësinë për ta parë uruguaianin menjëherë në Serie A dhe jo vetëm në fund të sezonit.
Te Liverpooli janë të hapur ta lënë të lirë Nunez për 50 milionë euro, ndërsa Rosonerët synojnë huazimin e tij për 5 milionë euro me detyrim blerjeje për 45 milionë euro në verë.