Derbi në merkato, Milan dhe Inter në garë për yllin e Premier League.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e verës.
Sipas Calciomercato, Milan dhe Inter do të duelojnë në merkaton e verës për shërbimet e e mesfushorit të Arsenalit, Thomas Partey.
Ganezit i skadon kontrata me Topçinjtë në fund të sezonit dhe në verë do të jetë futbollist i lirë.