Bomba e merkatos së janarit.
Mediat britanike raportojnë se Juventus dhe Newcastle po mendojnë të kryejnë një shkëmbim spektakolar kokë më kokë mes dy yjeve, brenda merkatos së janarit.
Dy lojtarët e përfolur për këtë operacion janë Sandro Tonali dhe Douglas Luiz.
Braziliani i transferuar me bujë verën e kaluar nga Aston Villa te Juventus për 50 milionë euro, nuk është përshtatur mirë në Serie A dhe është i hapur për një rikthim në Premier League. 26-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri i Neëcastle, Eddie Howe.
Në anën tjetër, Sandro Tonali, ndjehet i rëndësishëm te “Qymyrxhinjtë” por jo lojtar thelbësor.
Ndaj, mesfushori është i hapur për rikthimin në Serie A. Të dy lojtarëve iu skadon kontrata aktuale me klubet respektive në vitin 2029.