Xavi Hernandez merr drejtimin e gjigantit italian.
Sipas raportimeve nga Franca, konkretisht nga “LEquipe”, Xavi Hernández mund të jetë pranë kthimit në pankinë.
Ai thuhet se është në negociata me Juventusin për të drejtuar ekipin bardh e zi në të ardhmen e afërt.
Spanjolli aktualisht është pa ekip, pasi u largua nga Barcelona. E qartë është se performanca e Thiago Motta deri më tani nuk i ka kënaqur drejtuesit e Juventusit.
Pozita e tij është e pasigurt, sidomos nëse fitoret nuk vijnë në ndeshjet e ardhshme.