Merkato e verës, Milan siguron dy super përforcime për €70m

Milani i madh po kthehet, Rosonerët sigurojnë dy përforcimet e para për merkaton e verës.

Afati i transferimeve të dimrit nuk ka qenë asnjëherë më emocionues për tifozët e Milanit dhe në ditën e fundit janë sjellë katër përforcime, ndërsa ka pasur edhe shumë largime.

Në fillim të afatit kalimtar, Milani solli veteranin Kyle Walker nga Manchester City, por ai tashmë tregoi në ndeshjen e parë dhe derbin kundër Interit se mund të jetë një përforcim serioz në Serie A.

Megjithatë, për emocionet më të mëdha iu desh të presin deri në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Kuqezinjtë sollën Santiago Gimenez mëngjesin e së hënës, një nënshkrim prej 35 milionë euro që duhet të mbajë sulmin e Milanit për vitet në vijim.

Pas Gimenezit, mbrëmë vonë u prezantuan edhe Warren Bondo dhe Riccardo Sottil, blerje që vijnë brenda kampionatit italian, Serie A.

“Bomba” e vërtetë ishte nënshkrimi i Joao Felix. Sulmuesi portugez, dikur një nga lojtarët më të shtrenjtë në botë, mbërriti në formë huazimi nga Chelsea pa mundësi blerjeje.

Por Rosonerët po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm dhe sipas Calciomercato, Milan ka siguruar dy përforcimet e para për merkaton e verës.

Sipas Calciomercato, Milan ka siguruar shërbimet e Samuele Riccit dhe Antonio Silvas.

Për Riccin, Rosonerët do të paguajnë 30 milionë euro, ndërsa për mbrojtësin e Benfikës, Antonio Silva 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here