Derbi në merkato i takon Rosonerëve, Milan mposht Interin në garën për super yllin

Derbi në merkato i takon Interit.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e verës.

Ylli i Torinos, Samuele Ricci është në shënjestrën e gjigantëve të Milanos për një kohë të gjatë.

Sipas Calciomercato, Milan ka arritur marrëveshje personale me Riccin duke e mposhtur kështu Interin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here