Luis Diaz transferohet në Serie A.
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Diaz është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pasiqë në verë pritet të largohet nga Anfield Road.
Trajneri aktual i Reds, Arne Slot, ka dhënë dritën jeshile për shitjen e kolumbianit edhe përkundër paraqitjeve të shkëlqyeshme këtë sezon.
Diaz ka realizuar 12 gola dhe 3 asistime në 33 ndeshje të luajtura, ndërsa kontrata me Reds i skadon në vitin 2027.
Sipas portalit të njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, Diaz do ta vazhdojë karrierën në Itali, pasiqë Juventus synon transferimin e 28-vjeçarit.
Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për repartin e sulmit në verë dhe janë të gatshëm të bëjnë një transferim të madh.
Vlera e Diaz në treg është rreth 80 milionë euro dhe afrimi i tij në Torino do të financohet nga shitja e Douglas Luiz.