Theo bën gati valixhet, Milan transferon zëvendësuesin për €25m

Theo Hernandez nuk ka më vend te Milani.

Përveç problemeve të lidhura me aspektin sportiv, mbrojtësi francez tashmë konsiderohet problematik edhe me sjelljen e tij.

Drejtuesit e Milanit po punojnë për të gjetur një zëvendësues në krahun e majtë të mbrojtjes, rol delikat në tregun aktual të merkatos europiane.

Nino Tavares është opsioni i parë i momentit. Ai luan i huazuar te Lazio, por kartonin e tij e zotëron Arsenali. Ai numëron 9 asiste këtë sezon.

Lazio mund ta blejë kartonin e Tavares për 6 milionë euro dhe Rosonerët do të duhet të shpenzojnë më së paku 25 milionë euro për të bindur Lacialët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here