Gati rikthimi në Serie A, Sandro Tonali i ka thënë “po” gjigantit italian

Sandro Tonali rikthehet në Serie A.

Mesfushori italian, Sandro Tonali bëri bujë të madhe në verën e vitit 2023 kur u largua nga Milani për tu transferuar te Newcastle.

Tonali nuk e nisi aspak mirë aventurën te Newcastle pas skandalit me bastet dhe sipas raportimeve të fundit mund të rikthehet në Itali.

Sandro Tonali  ka dhënë tashmë miratimin e tij për një transferim te Juve. Sezonin e ardhshëm, ai do të ketë një vlerësim prej rreth 35 milionë eurosh në bilancin e klubit anglez.

Një tjetër skenar mund të përfshijë shkëmbim-huazimi me Douglas Luiz, duke e rikthyer brazilianin në Premier League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here