Revolucion te Milani, trajner dhe drejtor i ri sportiv

Revolucion te Milani, Rosonerët kanë gjetur trajnerin dhe drejtorin e ri sportiv.

Humbja 2-1 përballë Torinos ka qenë një goditje e rëndë për Milanin, që kishte nisur t’i afrohej katërshes së parë në kampionat, por tashmë bën një tjetër hap mbrapa.

E ardhmja e Conceiçaos në stolin e Rosonerëve është në pikëpyetje dhe Calciomercato ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar zëvendësuesin.

Sipas Calciomercato, Maurizio Sarri dhe Fabio Paratici pritet ta marrin drejtimin e Milanit në verë.

Sarri në rrolin e trajnerit, ndërsa Paratici si drejtor sportiv. Paratici e kishte emëruar Sarrin trajner te Juventusi, ku edhe e fituan Scudetton në vitin 2020.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here