Motta bën gati valixhet, Juventus e ka gjetur trajnerin e ri.
Juventus vijon momentin e errët edhe në Kupën e Italisë. Skuadra e Tiago Motës është eliminuar nga Empoli në çerekfinale nga rruleta e penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.
Pas eleminimit nga Championsi dhe Kupa, drejtuesit e Biankonerëve kanë vendosur që ta shkarkojnë Mottan pas përfundimit të sezonit.
Sipas Calciomercato, Zinedine Zidane dhe Antonio Conte janë kandidatët kryesorë për tu ulur në stolin e Zonjës së Vjetër.
Zidane është aktualisht pa angazhim dhe është i lidhur me Juventusin për një kohë të gjatë, ndërsa Conte është i gatshëm të rikthehet te Zonja e Vjetër, në rast se shkarkohet nga Napoli.