Shkëmbim spektakolar: Asllani transferohet te gjiganti italian

Kristjan Asllani largohet nga Interi, por jo nga Serie A.

Kristjan Asllani mesa duket do të largohet nga Inter. Largimi i tij në verë nga klubi ziklatër është i sigurt.

Shqiptari u transferua nga Empoli me idenë për të qenë pasardhësi i Hakan Çalhanoglu, por perfomanca e treguar në fushë nuk i bind aspak drejtuesit zikaltër, të cilët po ndjekin alternativa të tjera në merkato për të gjetur pasuesin e mesfushorit turk.

E ardhmja e Asllanit do jetë po në Serie A. Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Asllani do të transferohet te Roma falë një super shkëmbimi.

Sipas Calciomercato, Inter dhe Roma po shqyrtojnë mundësinë e shkëmbimit mes Asllanit dhe Mancinit.

Zikaltërit janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe e kanë piketuar Mancinin si përforcimin e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here