Juventusi i madh po kthehet.
Më 29 nëntor 2022, Andrea Agnelli u largua nga Juventusi pas skandalit të fitimeve kapitale, por po bëhet gati për rikthimin e madh, madje me trajner gjermanin Jurgen Klopp.
Ish-presidenti i klubit bardhezi do të marrë drejtimin e “Zonjës” me mbështetjen e një fondi investimi. Negociatat kanë vazhduar prej disa muajsh.
Një fond amerikan mund ta ndihmojë atë, ndërkohë që pritet përfshirja e Red Bull. Agnelli ka fituar 19 trofe me Juventusin dhe, nëse merr Klopp, projekti duket që tani mjaft premtues.