Virgil van Dijk në Serie A.
Qendërmbrojtësi holandez, Virgil van Dijk është futur në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, e cila i skadon në verën e vitit 2025.
Van Dijk i cili konsiderohet njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, mund të largohet verën e ardhshme nga Anfield Road si lojtarë i lirë, pas 8 viteve me fanellën e Reds.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se te Juventusi ka arritur marrëveshje me Van Dijk.
Holandezi është i hapur për një eksperiencë të re dhe është i gatshëm për tiu bashkuar Zonjës së Vjetër.