Agjenti i Arkadiusz Milik ka thënë se futbollisti i tij është i hapur për një transferim tek njëra prej skuadrave të Romës ose të Juventusit.
Me kontratën që i përfundon në këtë qershor polaku deri më tani nuk ka bërë asnjë paraqitje për skuadrën e Gennaro Gattusos.
Agjenti i tij Fabrizio De Vecchi ka deklaruar se interesimi për të nuk është vetëm nga Italia por se për të janë të interesuara edhe skuadra nga jashtë Italisë si psh Atletico Madrid dhe Marseille.
Por ai tashmë ka deklaruar që nëse Roma ose Juventusi rikthejnë interesimin e tyre për të atëherë ai nuk mund të bëjë asgjë për të ndaluar një transferim të mundshëm tek këto skuadra.