Juventusi i madh po kthehet, Conte transferon dyshen 120 milionëshe

Zbulohet goditja e parë e Contes te Juventusi.

Antonio Conte mund të jetë duke drejtuar ndeshjet e fundit si trajner i Napolit, nga Italia po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një rikthim të 55-vjeçarit në krye të stolit të Juventusit.

Bardhezinjtë shkarkuan javë më parë Thiago Motta-n dhe emëruan Igor Tudor, i cili do të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.

Dëshira e madhe e drejtuesve të Juventusit është pikërisht rikthimi i Conte-s, i cili sipas mediave italiane ia ka bërë të qartë qëndrimin e tij drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”: nësë duan rikthimin e tij, duhet t’i garantojnë përforcime cilësore.

Në listën me përforcimet që kërkon, dy emra spikatin mbi të tjerët: Victor Osimhen dhe Kim-Min Jae.

Për këtë dyshe Juventus do të shpenzojë mbi 100 milionë euro në merkaton e verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here