Inter ka gati goditjen bombastike.
Jemi mësuar që derbi mes Interit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me zikaltërit që janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe zgjedhja ka rënë te ish-futbollisti i Juventusit, Matthijs de Ligt.
Tuttomercatoweb, raporton se Inter e ka piketuar De Ligt si përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes dhe zikaltërit synojnë huazimin e holandezit me opsion blerjeje.
De Ligt ka luajtur në Serie A për tre sezone me fanellën e Juventusit, para se të transferohej te Bayerni për 67 milionë euro, ndërsa kontrata aktuale me United i skadon në vitin 2029.