E bujshme: Allegri te Milani me yllin e Juventusit

Zbulohet përforcimi i parë i Allegrit te Milani.

Milani po mendon për të ardhmen dhe duket se ajo nuk do ta përfshijë Sergio Conceicao. Përveç ndonjë surprize të madhe, trajneri portugez do të largohet në fund të sezonit, ndërsa tashmë po qarkullojnë emrat e mundshëm për ta zëvendësuar.

Kandidati kryesor është Massimiliano Allegri, i cili e çoi Milanin drejt titullit në vitin 2011.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar përforcimin e parë të Allegrit te Milani.

Sipas Calciomercato, Allegri ka kërkuar transferimin e yllit të Juventusit, Alberto Costa.

Costa nuk bën pjesë në planet e Biankonerëve dhe transferimi i tij te Milani pritet të realizohet me lehtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here