Kristjan Asllani largohet nga Interi, por jo nga Serie A.
Kristjan Asllani mesa duket do të largohet nga Inter. Largimi i tij në verë nga klubi ziklatër është i sigurt.
Interi ka vënë në shënjestër Matteo Guendouzi. Mesfushori francez pëlqehet shumë nga zikaltërit, të cilët e shohin si përforcimin ideal për repartin e mesfushës.
Megjithatë, problemi kryesor mbetet çmimi i lartë që kërkon Bologna: 35 milionë euro.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi po mendon një mënyrë për ta ulur këtë shifër, duke përfshirë në marrëveshje Kristjan Asllanin.
Mesfushori shqiptar vlerësohet shumë nga trajneri Marco Baroni, ndaj mund të bëhet pjesë e tratativave mes dy klubeve.