Bomba e verës, Milan transferon yllin 80 milionësh

Lajm bombastik, Milan transferon bomberin 80 milionësh.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar një super përforcim për vijën e sulmit.

Mediat angleze, kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan synon transferimin e qendërsulmuesit të Liverpoolit, Darwin Nunez.

Sulmuesi uruguaian do të largohet nga Anfield në verë, pasiqë nuk ka arritur ti përmbush pritshmëritë.

Reds e blenë Nunez për 85 milionë euro dhe janë të gatshëm ta lënë të lirë për 40 milionë euro.

Nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani dhe Rosonerët pritet që së shpejti të nisin bisedimet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here