John Stones transferohet në Serie A.
Qendërmbrojtësi anglez, John Stones do të largohet nga Manchester City pas përfundimit të sezonit aktual.
Stones dhe City kanë vendosur t’i ndajnë rrugët këtë verë dhe 30-vjeçari duket se do ta vazhdojë karrierën në Serie A.
Sipas Calciomercato, Juventus synon afrimin e Stones në merkaton e verës. Kontrata e Stones me Cityn skadon në vitin 2026 dhe Citizens janë të gatshëm ta lënë të lirë për rreth 20 milionë euro.