Conte te Juventusi, goditja e parë vjen nga Interi

Zbulohet përforcimi i parë i Contes te Juventusi.

Antonio Conte mund të jetë duke drejtuar ndeshjet e fundit si trajner i Napolit, nga Italia po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një rikthim të 55-vjeçarit në krye të stolit të Juventusit.

Bardhezinjtë shkarkuan javë më parë Thiago Motta-n dhe emëruan Igor Tudor, i cili do të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.

Dëshira e madhe e drejtuesve të Juventusit është pikërisht rikthimi i Conte-s, i cili sipas mediave italiane ia ka bërë të qartë qëndrimin e tij drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”: nësë duan rikthimin e tij, duhet t’i garantojnë përforcime cilësore.

Në listën me përforcimet që kërkon është qendërmbrojtësi i Interit, Stefan De Vrij, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

De Vrij nuk do të rinovojë kontratën me Interin dhe është i gatshëm t’i bashkohet Contes te Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here