Inter ka gati goditjen e rradhës në merkato.
Inter, gjatë merkatos së verës, po përgatitet për një revolucion në mbrojtje. Dhe, një nga objektivat e merkatos luan te Manchester United.
Sipas mediave italiane, ekziston një mundësi konkrete që një qendërmbrojtës i “djajve të kuq” të transferohet në Milano. Bëhet fjalë për holandezin Matthijs de Ligt.
Në fakt, për 25-vjeçarin ky do të ishte një rikthim në Serie A, ku dikur ka luajtur me Juventus.
Largimi nga Italia, fillimisht në Gjermani e aktualisht në Angli, nuk i kanë dhënë shumë kënaqësi.
De Ligt u largua nga Italia në vitin 2022 për 67 milionë euro, plus 10 milionë bonuse. Ai mund të rikthehet në verë, por sigurisht për një tarifë shumë të reduktuar.
Kontrata e tij me Manchester United skadon në vitin 2029 dhe marrëveshja mund të arrihet për një shumë rreth 40 milionë euro. Këto parà klubi zikaltër do të sigurojë nga Champions League.