Bomba e meraktos së verës, Juventus dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre.
Jemi mësuar që derbi mes Interit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen edhe në merkato.
Zikaltrit dhe Biankonerët po punojnë për sezonin e ri, ndërsa Sky Sport Italia ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se rivalët e përjetshëm mund të shkëmbejnë yjet e tyre.
Sipas Sky Sport, Davide Frattesi mund të transferohet te Juventusi, ndërsa Dusan Vlahovic te Interi.
Për momentin kjo është vetëm një opsion i mundshëm, pasiqë Inter preferon të arkëtojë para nga largimi i Frattesit.