Inter ka gati dy super përforcime.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar dy përforcime dhe tani kanë gati edhe dy të tjera.
Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic dhe Nikola Zalewskit për sezonin e ri, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Inter synon transferimin e dyshes së Bolonjës, Lewis Ferguson dhe Santiago Castro.
Për të siguruar shërbimet e tyre, zikaltërit janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro.