BOMBA E VERËS: Theo Hernandez transferohet te rivalët e Milanit

Theo largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.

Milani ka mbetur jashtë Europës për edicionin e ardhshëm dhe kjo është një goditje e rëndë jo vetëm për imazhin e klubit, por edhe për arkat.

Kësisoj, për të ndërtuar një projekt të ri fitues, kuqezinjtë do të duhet të sakrifikojnë ndonjë nga emrat e njohur për të siguruar financat që u duhen për afrime të reja në merkato.

Një nga emrat më të mundshëm për t’u larguar është ai i Teo Hernandez. Mbrojtësi iu vetëofrua Real Madridit, por mori përgjigje negative.

Por sipas “TeleLombardia”, në skenë ka dalë një tjetër variant shumë interesant për mbrojtësin e majtë.

Juventusi është në kërkim të një lojtari për krahun e majtë që ka profilin e Hernandez dhe po mendon të bëjë një ofertë për futbollistin.

Ndryshe nga oferta që i bëri Komo në janar, francezi nuk do të kishte problem të pranonte një të Juventusit, i ndërgjegjshëm se aty do të luante për objektiva të rëndësishëm, siç kërkon ai.

Tani mbetet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet, por kjo mund të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të verës në Serinë A, që padyshim do ta kthente atë në një tjetër emër të urryer për tifozët e Milanit që do ta kishin të vështirë të harronin një tradhti të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here