Igli Tare ka gati goditjen e parë te Milani.
Igli Tare është gjithmonë e më pranë postit të drejtorit sportiv të Milanit.
Sipas raportimeve të fundit, Tare pritet që së shpejti të firmos me Rosonerët dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar goditjen e parë të tij te Milani.
Sipas Calciomercato, Tare synon transferimin e Dominik Szoboszlai.
Szoboszlai po shkëlqen këtë sezon ku u shpall kampion në Premier League duke realizuar 8 gola dhe 9 asistime në 48 ndeshje të zhvilluara.
Tare e ka piketuar hungarezin si zëvendësuesin ideal të Reijnders.