Lajm bombastik: Inter transferon yllin e Barcelonës për €60m

Interi po ndjek me shumë vëmendje mesfushorin e Barcelonës, Fermin Lopez.

Klubi italian e sheh spanjollin si zëvendësues të Henrikh Mkhitaryan, i cili është drejt fundit të karrierës dhe nuk e përballon më ritmin e futbollit profesionist.

Si lojtar polivalent dhe plot energji, Fermin Lopez ka lënë mbresa këtë sezon. Mesfushori ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 9 asiste me fanellën katalanase në të gjitha kompeticionet.

Sipas Mundo Deportivo, Interi po e ndjek dhe së shpejti pritet të bëjë një ofertë. Sigurisht, vështirë që Barcelona të tundohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here